Bota

OKB: Nëse Izraeli sulmon Rafahun, Egjipti paralajmëron për pasoja katastrofike

okb nese izraeli sulmon rafahun egjipti paralajmeron per pasoja katastrofike
okb nese izraeli sulmon rafahun egjipti paralajmeron per pasoja katastrofike

Egjipti paralajmëroi sot në Gjenevë se një sulm i ushtrisë izraelite në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, do të kishte “pasoja katastrofike” për paqen në Lindjen e Mesme.

“Çdo veprim ushtarak në rrethanat aktuale do të ketë pasoja katastrofike që mund të rrezikojë paqen në rajon ”, tha ministri i jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, duke i kërkuar Izraelit të mos sulmojë Rafahun dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Bota është dëshmitare e krimeve dhe shkeljeve më të tmerrshme kundër popullit palestinez,” shtoi ai.

Shefi i diplomacisë egjiptiane i bëri këto deklarata së bashku me homologët e tij nga Liga Arabe, përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili po mban seancën e 55-të në Gjenevë.

Ai shprehu keqardhjen për faktin se disa nga 47 vendet anëtare të Këshillit po refuzojnë të marrin ndaj Gazës masat e ashpra që kanë marrë në konflikte të tjera, duke kritikuar politikën e dy masave dhe dy stacioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts