Bota

OKB njohu genocidin serb në Srebrenicë/ Berisha: Rama votoi kundër në parlamentin shqiptar

okb njohu genocidin serb ne srebrenice berisha rama votoi kunder ne parlamentin shqiptar































Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, komentoi miratimin e rezolutës nga OKB për gjenocidin në Srebrenicë.

WhatsApp Image 2024-05-23 at 20.24.28(1)

Berisha e cilësoi si ditë të shënuar për popujt e ballkanit, ndërsa OKB vendosi të shpallë 11 korriku ditën e kujtimit të këtij gjenocidi serb.

Ai nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai votoi kundër dënimit të këtij gjenocidi në parlamentin shqiptar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj.

Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve.

Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.

OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë.

Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje.

Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq.

Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre.

Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë.

Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar.

Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts