Kosova

Miratimi i Rezolutës së Srebrenicës bën bashkë qytetarët në veri të Kosovës, dalin në mbështetje të serbeve dhe Vuçiç

miratimi i rezolutes se srebrenices ben bashke qytetaret ne veri te kosoves dalin ne mbeshtetje te serbeve dhe vucic
miratimi i rezolutes se srebrenices ben bashke qytetaret ne veri te kosoves dalin ne mbeshtetje te serbeve dhe vucic

Qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë parakaluar me veturat e tyre në rrugët e këtij qyteti, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.



Dhjetëra automjete, në të cilat ishin vendosur flamuj të Serbisë, lëvizën në rrugët e kësaj komune, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij organizimi në Mitrovicë të Veriut, një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Më 23 maj, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuan rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë debatit, Vuçiç tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

Kjo rezolutë, që është bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi dhe në entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, ku udhëheqësit kanë thënë se ai do ta etiketojë gjithë popullin serb si “mbështetës” të vrasjeve masive.

Në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi në Srebrenicë njihet si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.

Rezoluta e miratuar, ndër të tjera, bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. /REL

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts