Sport

Osmani i lumtur pas fitores: Vllaznia synon katër vendet e para, të vazhdojmë më këtë ritëm

osmani i lumtur pas fitores vllaznia synon kater vendet e para te vazhdojme me kete ritem
osmani i lumtur pas fitores vllaznia synon kater vendet e para te vazhdojme me kete ritem

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Dinamo Cityt.

“Pozita që ishte ekipi kur e mora unë ishte e vështirë. Jemi munduar të nxjerrim maksimumin nga ndeshje në ndeshje. Objektivi janë katër vendet e para. Përsa i përket ndeshjes së sotme, fillimi nuk ishte i mirë, por më pas u stabilizuam dhe e ruajtëm deri në fund. Jam i kënaqur me fitoren. Në momentin kur je në rezultat pozitiv, ke frikë dhe skuadra tërhiqet në 20 metrat e veta. Të dalim kampion? Me fitoren e sotme nuk e kemi siguruar Final Four, por ekipi nga ndeshja në ndeshje tregon stabilitet dhe karakter. Në ndeshjet që na presin do na ndihmojë dhe do të jetë shumë pozitive për ne. Jemi në vendin e dytë, por ka edhe shumë ndeshje, është futboll. Duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë më këtë ritëm”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts