Shqiperia

Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur/ 45-vjeçari në Vlorë përplas me makinë këmbësoren dhe të miturin, arrestohet

pa leje drejtimi dhe ne gjendje te dehur 45 vjecari ne vlore perplas me makine kembesoren dhe te miturin arrestohet
pa leje drejtimi dhe ne gjendje te dehur 45 vjecari ne vlore perplas me makine kembesoren dhe te miturin arrestohet

Policia në Vlorë ka arrestuar një 45-vjeçar, që në gjendje të dehur dhe duke mos pasur leje drejtimi, ka përplasur me makinë një këmbësore, e cila po ecte së bashku me një të mitur.

Efektivët shprehen se aksidenti ndodhi në aksin Alikokë-Babicë e Madhe.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2024, në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen L. P., 52 vjeçe, bashkë me një 4-vjeçar (këmbësorë). Të dy këta shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts