Bota

“Pakistani kreu dy sulme ajrore ndaj Afganistanit”, talebanët: Kanë humbur jetën tetë persona, mes tyre gra dhe fëmijë

pakistani kreu dy sulme ajrore ndaj afganistanit talebanet kane humbur jeten tete persona mes tyre gra dhe femije
pakistani kreu dy sulme ajrore ndaj afganistanit talebanet kane humbur jeten tete persona mes tyre gra dhe femije

Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakistani i ka kryer dy sulme ajrore në territorin afgan, duke i vrarë pesë gra dhe tre fëmijë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid i ka dënuar sulmet, dhe i ka konsideruar si shkelje e sovranitetit.

Për sulmet është raportuar teksa vendet fqinje besojnë se sulmet e fundit në Pakistan janë nisur prej tokës afgane.

Talibanët që janë në pushtet në Afganistan, i kanë hedhur poshtë këto akuza.

“Emiratet Islamike të Afganistanit nuk e lejojnë askënd që të komprometojë sigurinë, duke e shfrytëzuar territorin afgan”, ka thënë Mujahid.

Sulmet kanë lënë të vrarë pesë gra dhe tre fëmijë në provincat lindore Kost dhe Paktika, ka thënë ai.

Ushtria e Pakistanit nuk i ka komentuar akuzat afgane.

Ditë më parë ka pasur raportime për sulme të disa militantëve në Pakistan, duke lënë të vrarë shtatë zyrtarë të sigurisë.

Ndonëse ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka nxitur sulmin, Qeveria e Pakistanit dhe zyrtarë të sigurisë kanë thënë se sulmet janë shtuar në muajt e fundit dhe për një pjesë të tyre përgjegjësinë e kanë marrë talibanët pakistanezë, dhe që sulmet janë nisur prej tokës afgane.

Talibanët afganë, në anën tjetër, e kanë mohuar që lejojnë territorin e tyre të shfrytëzohet prej militantëve.

“Pakistani nuk duhet të fajësojë Afganistanin për mungesë kontrolli, jokompetencë dhe problemet që i ka në territorin e vet”, ka thënë Mujahid përmes deklaratës.

“Incidente të tilla mund të kenë pasoja shumë të rënda, të cilat nuk do të jenë në kontrollin e Pakistanit”./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts