BRITANI E MADHE
Dhjetëra pasagjerë të një autobusi që lëvizte në zonën Brixton të Londrës lindore, kanë përjetuar momente paniku dhe frike, teksa janë mbajtur peng nga një burrë që ka kërcënuar se do t’i sulmonte me acid.
Incidenti ndodhi në orën 20:30, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Croydon dhe u desh ndërhyrja e shërbimeve të urgjencës dhe grupit të mbështetjes territoriale të Policisë Metropolitane, për të marrë në kontroll situatën.
Të veshur me kostume kimike blu, agjentët mësynë autobusin duke e zhveshur në rrugë agresorin, i cili kishte me vete lëndë kimike gërryese.
Burri rreth 30 vjeç hipi në autobusin 109 dhe teksa pinte cigare nisi konfrontimet me pasagjerët e tjerë. Situata u përshkallëzua shpejt kur burri nxori një shishe me lëndë kimike.
Ai më pas mbajti për rreth tri orë peng mjetin dhe pasagjerët, derisa policia ndërhyri dhe e neutralizoi.
Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë ku u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën dhe u kërkoi këmbësorëve e drejtuesve të mjeteve të kërkonin rrugë alternative. Po ashtu u vendos një perimetër sigurie për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar çdo dëm për publikun.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co