Bota

Pavarësisht luftës, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në Rafah, në jug të Gazës

pavaresisht luftes qindra palestineze u mblodhen per iftar ne rafah ne jug te gazes
pavaresisht luftes qindra palestineze u mblodhen per iftar ne rafah ne jug te gazes

Përderisa sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vazhdojnë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në qytetin Rafah në jug të Gazës, raporton Anadolu.

Programi i iftarit u organizua nga banorët e qytetit Rafah për palestinezët që janë strehuar në Rafah pas largimit nga shtëpitë e tyre në vende të ndryshme të Rripit të Gazës.

Një nga pjesëmarrësit në iftarin e organizuar, Muslim Ahmed në një deklaratë për AA tha: “Nën hijen e luftës që vazhdon në Rripin e Gazës, vendosëm të organizojmë iftar masiv me oriz dhe mish për palestinezët në qytetin Rafah”.

“Qëllimi ynë është të gëzojmë zemrat e atyre që agjërojnë në këtë rrethim të vështirë dhe në kushte lufte dhe t’u ofronim atyre ushqim të pasur dhe ushqyes”, tha Ahmed./AA/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts