Shqiperia

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Bardhit: Basha s’është kryetar i PD, presim drejtësi nga Gjykata!

perfaqesuesi ligjor i grupit te bardhit basha seshte kryetar i pd presim drejtesi nga gjykata
perfaqesuesi ligjor i grupit te bardhit basha seshte kryetar i pd presim drejtesi nga gjykata

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Përfaqësuesi ligjor i Bardhit, Marash Logu, tha se Basha nuk është faktikisht kryetar i PD dhe ky është absurd ligjor dhe faktik.

“Sot Gjykata e Lartë është një gjykatë në vlerësim të ligjit. Seanca e sotme u shty për në 30 prill. Në kohën që u kërkua ky vendim nuk i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës. Zbardhja e vendimit në Gjykatën e Lartë mori kohë. Presim një reflektim dhe një gjykim të drejtë. Lulzim Basha nuk është kryetar o PD dhe nuk mundet që drejtimi i PD, legjitimitet i forcës opozitare në vend, të varet nga një vërtetim që merret me 200 lekë. Është një çështje absurdi. Ndaj zoti Bardhi kërkoi që emri i Bashës të fshihej si kryetar i PD. Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts