Përfaqësuesit e Opozitë deputetët Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu, kanë udhëtuar drejt Kalifornisë, për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale dhe Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ditën e parë deputetët patën rastin të ndiqnim nga afër fushatën të Kongreswomen Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County.
Demokratwt u takuan dhe me Shawn Steel, kryetar i Partisë Republikane për Kaliforninë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar i Partisë Republikan, me të cilin diskutuan për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.
Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet gjeneralit kryesor të vitit 2024, garën për e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën, Kongresin e SHBA.
John McKinney, Zëvendës Prokurori i distriktit në Los Anxhelos, dha një panoramë të nivelit të lartë të krimit në LA për shkak të politikave liberale të majta me drogën dhe vjedhjen, e cila ka krijuar një situatë të papranueshme në Kaliforni.
Ai deklaroj se ndryshimet e mundshme të lidershipit dhe ashpërsimi i ligjeve mund të ndikojnë ndjeshëm sigurinë publike dhe luftën kundër krimit në të gjithë shtetin.