Sport

Përkrahja në ndeshjen ndaj Partizanit, Vllaznia falenderon tifozët

Vllaznia  barazoi në “Air Albania” ndaj Partizanit dhe mbajti vendin e dytë në renditje. Nuk munguan tifozët kuqeblu, që si gjithnjë mbështetën skuadrën e zemrës. Klubi i Vllaznisë i falënderon të gjithë tifozët që udhëtuan nga Shkodra, por edhe ata që jetojnë në Tiranë, për mbështetjen që i bëjnë skuadrës.

Postimi i klubit:

“Ashtu si çdo herë tjetër, edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Partizanit, ata ishin aty. Për të mbështetur Vllazninë, skuadrën e tyre të zemrës, në një përballje shumë interesante të kampionatit. Dhe me siguri që do të jenë pranë saj edhe në ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij sezoni dhe në fund të gëzojmë të gjithë së bashku.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts