Sport

“Pritet luftë në grupin tonë”, trajneri i Ukrainës: Kujdes nga Shqipëria, luajnë në Europian

pritet lufte ne grupin tone trajneri i ukraines kujdes nga shqiperia luajne ne europian
pritet lufte ne grupin tone trajneri i ukraines kujdes nga shqiperia luajne ne europian

Ukraina do të sfidojë Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Çekinë në Nations League. Trajneri i skuadrës ukrainase, Serhiy Rebrov ka treguar këndvështrimin e tij për goglat, që u hodhën sot në Paris.

“Në fakt nuk pritja asgjë nga shorti i Ligës së Kombeve, pasi ne aktualisht po mendojmë për play-off të Euro 2024. Pas ndeshjeve të play-off, do të mbledhim informacione për të gjithë këto skuadra. Tani, mendoj se duhet të përqendrohemi te përgatitjet për ndeshjet e marsit.

Unë kam parë më shumë nga ndeshjet e Çekisë dhe Shqipërisë, më pak të Gjeorgjisë. Shqiptarët po tregojnë futboll solid, ata e kanë fituar të drejtën që të luajnë në Europian. Ashtu si edhe çekët, ashtu si edhe gjeorgjianët të cilët luajnë në play-off. Jam i sigurt se do të ketë një luftë të fortë në grupin tonë.

Po, aktualisht jemi të përqendruar te ndeshjet play-off, por mendoj se Liga e Kombeve është një turne i rëndësishëm. Të gjitha skuadrat kanë mundësinë të shkojnë në Europian nëpërmjet tij. Më përpara zhvilloheshin miqësore, por tani çdo skuadër ka ndeshje më të rëndësishme.A do të jetë kjo një sfidë për t’u kthyer në Ligën A? Po”, tha Rebrov.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts