Bota Sport

Problemet me Benzema e bëjnë milioner, trajneri argjentinas do përfitojë shifrën e çmendur pas shkarkimit nga arabët

problemet me benzema e bejne milioner trajneri argjentinas do perfitoje shifren e cmendur pas shkarkimit nga arabet

































Aventura e Marcelo Gajardo në pankinën e Al Itihad do të marrë fund shumë shpejt. Trajneri argjentinas nuk bindi në klubin arab edhe pse u transferua atje me shumë bujë, pas karrierës shumë të suksesshme në pankinën e River Plejt. E megjithatë, ai do të largohet shumë i lumtur nga Arabia Saudite.

gajardo

Statistikat e skuadrës nën drejtimin e Gajardos kanë lënë shumë për të dëshiruar pasi në 33 ndeshje ka regjistruar 15 fitore, 4 barazime e 14 humbje edhe pse në radhët e ekipit të tij kishte lojtarë si Benzema, Fabinjo, Luiz Felipe, Kante apo Hamdallah.

Ajo që ka bërë diferencën gjithsesi ishte raporti inekzistent me Karim Benzema, për të cilin trajneri e kishte shprehur publikisht se nuk po përfshihej sa duhej në lojën e ekipit. Kështu, sauditët kanë vendosur t’i japin lamtumirën teknikut, por më këtë të fundit që nuk do largohet duarbosh.

Mediat arabe raportojnë se Gajardo ka kërkuar që të paguhet plotësisht deri në fund të kontratës që ka lidhur deri në qershorin 2025, për një shifër që arrin 30 milionë euro, Arabët, të cilët nuk pyesin për shpenzime të tilla, duket se janë gati t’i plotësojnë kërkesën, duke i dhënë këtë dëmshpërblim rekord trajnerit argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts