Gjatë ditës së premtes, përveç administratës, pushim do të jenë edhe të gjithë shkollat e vendit. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se administrata do të jetë pushim të premten krahas të enjtes që është pushim zyrtar. Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar konfirmon se pushim do të jenë edhe shkollat publike dhe private.
Njoftimi:
𝙋𝙚̈𝙧 𝙘𝙖𝙠𝙩𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙥𝙧𝙚𝙢𝙩𝙚,𝙙𝙖𝙩𝙚̈ 15.03.2024,𝙙𝙞𝙩𝙚̈ 𝙥𝙪𝙨𝙝𝙞𝙢𝙞
Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
Vendosi:
𝘾𝙖𝙠𝙩𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙥𝙧𝙚𝙢𝙩𝙚, 𝙙𝙖𝙩𝙚̈ 15.03.2024, 𝙙𝙞𝙩𝙚̈ 𝙥𝙪𝙨𝙝𝙞𝙢𝙞
Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin.
Faleminderit!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co