Rikthehet Muza Competition, nëse keni talent në fashion-dizajn, apliko deri më 25 prill për të qenë një nga fituesit

rikthehet muza competition nese keni talent ne fashion dizajn apliko deri me 25 prill per te qene nje nga fituesit
rikthehet muza competition nese keni talent ne fashion dizajn apliko deri me 25 prill per te qene nje nga fituesit

TIRANE

Pas suksesit të dy viteve të para, Muza Competition rikthehet në sezonin e tretë. Një konkurs për të rinjtë pasionantë dhe të talentuar në fushën e fashion-dizajnit nga mosha 18-35 vjeç, të cilët do të kenë mundësi që të prezantojnë koleksionin e tyre modern me elementë të etnografisë shqiptare në Muza Competition. Jo vetëm një fashion show, por një katalizator talentesh, si dhe një katapultë për bizneset e reja në fushën e industrisë së modës dhe dizajnit. Faza e parë e edicionit të tretë do të përfshijë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhura në adresën e emailit [email protected] deri në datën 25 prill 2024. Ndërsa, gjatë fazës së dytë, anëtarët e jurisë do të dëgjojnë prezantimet nga çdo aplikant, që ka kaluar fazën e parë dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë si çdo vit të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh të çmimit prej 20.000 Euro.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, Muza Competition prezantohet për publikun shqiptar, por jo vetëm, edhe përmes një reviste të dedikuar. Në lenten e aparatit të fotografit, Ergys Zhabjaku, si asnjëherë më parë, janë bërë bashkë: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, nën autorësinë e Andriola Kambo, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit dhe ekonomisë krijuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →