Bota

Rusia sulmon rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe raketë

rusia sulmon rajonet verilindore te ukraines me drone dhe rakete
rusia sulmon rajonet verilindore te ukraines me drone dhe rakete

Forcat ruse i sulmuan mëngjesin e së enjtes rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe me një raketë, duke shtaruar dëme në infrastrukturën civile, thanë zyrtarët rajonalë. Nuk u raportua për viktima nga këto sulme në rajonet Sumi dhe Harkiv. Sulmet u kryen në qytetet Shostka, Trostianets dhe Bilopil në Sumi, tha administrata ushtarake rajonale mëngjesin e sotëm, duke shtuar se është duke u bërë vlerësimi i dëmeve.

Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, forcat ruse përdorën dronë dhe një raketë S-300, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa banimi, por jo viktima, thanë kryetari Ihor Terekhov dhe guvernatori rajonal Oleh Synyehubov. Rusia i ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në Ukrainë këtë vit, pasi Kievi po përballet me mungesë të armëve dhe municionit.

Ukraina u ka kërkuar më shumë mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të NATO-s. Një paketë prej 60 miliardë dollarësh ndihmë financiare, e cila do ta hapte rrugën për furnizim me armë në Ukrainë, është bllokuar tash e pesë muaj nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha në fillim të kësaj jave se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj. Ato do të përdorën për të blerë municion dhe raketa, tha administrata Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts