Shqiperia

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Meta: Korrupsioni prioritet i qeverisë, në Shqipëri tenderat kontrollohen nga Rama

shembja e rruges korce erseke meta korrupsioni prioritet i qeverise ne shqiperi tenderat kontrollohen nga rama
shembja e rruges korce erseke meta korrupsioni prioritet i qeverise ne shqiperi tenderat kontrollohen nga rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në rrugën Korçë-Ersekë, e cila është shembur për herë të dytë. Meta theksoi se korrupsioni ka qenë e mbetet prioritet i qeverisë së Edi Ramës. Meta shtoi se në Shqipëri tenderat dhe sfera të tjera kontrollohen nga Rama.

“Para 2 ditësh është shembur për herë të dytë rruga e re. Kjo është vepër që nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt, është një rrugë që mbart rreziqe për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët. Të hetohet ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin për qytetarët. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë.

[embedded content]

Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama, në Shqipëri kilometri i një rruge të re kushton 5 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit, prandaj jemi në këto nivele në paga e pensione. Këtu gjithçka kontrollohet në fushën e prokurimeve nga Edi Rama. Edhe sferat e tjera kontrollohen nga Rama në bashkëpunim me eksportuesit. Në krye të rrugëve, PPP dhe të inceneratorëve është vetëm një njeri e ky është Edi Rama”, u shpreh Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts