Bota

Shiste droga të forta në lokalet e natës, policia e Himarës arreston 32-vjeçarin nga Estonia! Në dhomën e tij u gjet…

shiste droga te forta ne lokalet e nates policia e himares arreston 32 vjecarin nga estonia ne dhomen e tij u gjet

Policia e Himarës ka godit një rast të shitjes së drogave të forta, ku në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3” u arrestua një 32-vjeçar nga Estonia.

arrestim

Të riut iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi”, thotë policia.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj O. G., 32 vjeç, banues në Estoni.

Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts