Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSh-së Evis Berberi dhe dy të arrestuarve të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se seanca për Berberin është shtyrë për nesër në orën 12:00.
Seanca e planifikuar për sot është shtyrë, për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet e dosjes.
Seanca për Berberin nisi sot në orën 13:00 dhe u ndërpre deri tani, për shkak se avokatët nuk dispononin materialin hetimor dhe duhej të njiheshin me të. Me kthimin e trupës, u vendos shtyrja për ditën e nesërme.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co