Shqiperia

Arrestimi i Evis Berberit, inxhinieri Nazarko: Edhe ministrja Balluku duhet të mbajë përgjegjësi, korrupsioni po shemb rrugët

arrestimi i evis berberit inxhinieri nazarko edhe ministrja balluku duhet te mbaje pergjegjesi korrupsioni po shemb rruget
arrestimi i evis berberit inxhinieri nazarko edhe ministrja balluku duhet te mbaje pergjegjesi korrupsioni po shemb rruget

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke folur për arrestimin e drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, deklaroi se beson se edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duhet të mbajë përgjegjësi për rastin. Nazarko shtoi se edhe anëtarët e Bordit kanë përgjegjësinë e tyre në këtë rast.

“Arrestimet vijnë si rezultat i moszbatimit të ligjeve nga këta zyrtarë, por lidhjet mund të shkojnë edhe më tej se Berberi. Të gjithë drejtorët e ARRSH po bien në pranga. Drejtori ka një pjesë të përgjegjësisë, por përgjegjësi kanë dhe zyrtarë të tjerë. Përgjegjësi kanë edhe anëtarët e bordit. Bordi ka qenë në dijeni të pabarazive në tendera të Belerit. Ne na lind dyshimi se Berberi mund t’i ketë dhënë tendera edhe anëtarëve të Bordit.

[embedded content]

Korrupsioni bën që të shemben rrugët. Është përgjegjësi e Ministrisë që të bëjë urdhrin e inxhinierit, ende nuk kemi ligjin e urdhrit të inxhinierit. Edhe ministrja Balluku duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Nuk ka ndodhur në 100 vjet shtet që të bjerë një urë pa u inauguruar. Besoj se kemi të bëjmë me gabim sistematik. Një gabim që ka bërë Ergys Verdho, drejtori aktual e ka bërë më keq. Rruga Korçë- Ersekë është një udhë me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studimet e duhura. Nuk e kanë pasur hallin të bëjnë rrugën, por hallin e kanë tek vlera”, u shpreh Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts