![Skënderbeu me 10 lojtarë i merr pikë Tiranës, Erzeni befason Egnatian 2 skenderbeu me 10 lojtare i merr pike tiranes erzeni befason egnatian](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/skenderbeu-me-10-lojtare-i-merr-pike-tiranes-erzeni-befason-egnatian.jpg)
Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të elitës, të luajtur në Korçë. Në minutën e 13-të, Rabiu u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyerje ndaj Latifit, por pas rishikimit me VAR, arbitri ndryshoi ngjyrën e kartonit, duke nxjerrë me të kuq nga loja lojtarin e Skënderbeut.
Një nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes i takon minutës së 30-të, kur Deliu shkaktoi penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë. Portieri i bardhebluve, Kozi bëri mrekullinë, duke i pritur 11-metërshin Liços. Ekipi i Erbim Fagut provoi në pjesën e dytë për të zhbllokuar llogaritë, por e pati mjaft të vështirë. Korçarët renditen në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Tirana ka një pikë më pak në vendin e gjashtë.
Erzeni triumfoi 1-0 ndaj Egnatias falë golit të Zekës. Rrogozhinasit pësojnë kështu disfatë, ndeshje të cilën e luajtur me një lojtar më pak që prej minutës së 60-të, pas daljes me karton të kuq të Spahiut. Me këtë rezultat, Egnatia qëndron në krye me 54 pikë, sakaq Erzeni është i parafundit me 31 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co