![Sot ditë vendimtare për Berishën, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin për heqjen e masës ‘arrest shtëpiak’ 2 sot dite vendimtare per berishen gjykata e larte shqyrton rekursin per heqjen e mases arrest shtepiak](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/sot-dite-vendimtare-per-berishen-gjykata-e-larte-shqyrton-rekursin-per-heqjen-e-mases-arrest-shtepiak.jpg)
Kjo e martë e 9 prillit është një ditë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtoje rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.
Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të përsëritur avokati i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.
Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co