Bota Video

“Do t’i dhuroj për shoqatat në mbrojtje të grave”/ I shpërndanë video erotike të modifikuara me fytyrën e saj, Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

do ti dhuroj per shoqatat ne mbrojtje te grave i shperndane video erotike te modifikuara me fytyren e saj meloni kerkon 100 mije euro demshperblim
do ti dhuroj per shoqatat ne mbrojtje te grave i shperndane video erotike te modifikuara me fytyren e saj meloni kerkon 100 mije euro demshperblim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj.

Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik, raportoi BBC.

Imazhet e rreme janë ato kur fytyra e një personi shtohet në mënyrë digjitale në trupin e një personi tjetër.

Një burrë 40-vje֛çar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove.

Të dy burrat po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.

Sipas aktakuzës, videot janë postuar në website amerikane të pornografisë, dhe ato janë shikuar “miliona herë”.

Ekipi ligjor i Melonit ka thënë se nëse kërkesa e saj për dëmshpërblim pranohet, ajo do t’i dhurojë të gjitha paratë për të financuar një fond që i mbështet gratë që janë viktima të dhunës nga burrat.

Videot me pamje të montuara të Melonit datojnë prej kohës para se ajo të zgjidhej kryeministre, në vitin 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts