Bota

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump, humb jetën i riu në SHBA, çfarë shkruhej në letrat që iu gjetën me vete

i vuri flaken vetes jashte gjykates ku po mbahej seanca per donald trump humb jeten i riu ne shba cfare shkruhej ne letrat qe iu gjeten me vete
i vuri flaken vetes jashte gjykates ku po mbahej seanca per donald trump humb jeten i riu ne shba cfare shkruhej ne letrat qe iu gjeten me vete

Një person që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po gjykohet ish-presidenti amerikan Donald Trump ka humbur jetën.

Lajmi raportohet nga NBC News.

Maxëell Azzarello rreth 30-vjeç, nga Shën Augustin Florida, hodhi në ajër broshura të cilat ishin të mbushura me teori konspirative, para se t’i vinte flakën në një zonë të caktuar për protestuesit pro apo kundër Trump ditën e premte.
“Ai nxori një kuti nga çanta e tij që përmbante atë që besohet se ishte një përshpejtues me bazë alkooli, përpara se të lagej i gjithi dhe t’i vinte flakën vetes”, tha policia.
Oficerët dhe civilët vrapuan në zonën e protestës dhe u përpoqën të shuanin flakët duke përdorur pallto dhe aparate për shuarjen e zjarrit, por përpjekjet e tyre nuk rezultuar të suksesshme pasi sot ai ka humbur jetën.
Në përpjekje për të shuar flakët janë plagosur lehtë edhe katër efektivë policie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts