Sulmi terrorist në Moskë, Turqia arreston afër 150 anëtarë të dyshuar të IS-it

sulmi terrorist ne moske turqia arreston afer 150 anetare te dyshuar te is it
sulmi terrorist ne moske turqia arreston afer 150 anetare te dyshuar te is it

Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të IS-it u arrestuan të dielën.

Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë IS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë.

Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të IS-it. Ky shtet në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin ekstremist.

Ankaraja ka fajësuar IS-in për një sulm në një kishë katolike në Stamboll në fund të janarit, ku u vra një person./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →