Sport

“Tani e di pse Pep Guardiola nuk e donte”, kritika të shumta për paraqitjen e Cancelos në “El Classico”

tani e di pse pep guardiola nuk e donte kritika te shumta per paraqitjen e cancelos ne el classico
tani e di pse pep guardiola nuk e donte kritika te shumta per paraqitjen e cancelos ne el classico

Mbrojtësi katalanas, Joao Cancelo zhgënjeu tifozët me paraqitjen e tij në humbjen 3-2 të Barcelonës ndaj Real Madrid. “Ikonat” e futbollit holandez, Ronald de Boer dhe Marco van Basten nuk kanë kursyer kritikat për Cancelon.

“Tani e di pse Pep Guardiola nuk e donte Cancelon. Ky djalosh luan lojën e tij të futbollit. Ai mendon se gjithçka ka të bëjë me atë që bën me topin. Cancelo, ti je një mbrojtës, dreqi e marrtë”, deklaroi De Boer.

Më pas u bashkua Van Basten dhe komentoi shkurt: “Është çmenduri se si Cancelo vazhdon të bëjë të njëjtat gabime në moshën e tij si në fillim të karrierës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts