Bota

Indonezi, 31-vjeçarja kineze po bënte foto në një krater vullkani, bie tragjikisht dhe humb jetën nga 76 metra lartësi

indonezi 31 vjecarja kineze po bente foto ne nje krater vullkani bie tragjikisht dhe humb jeten nga 76 metra lartesi

Një grua 31-vjeçare kineze pati një fund tragjik kur, në përpjekjen e saj për të bërë foto në lindjen e diellit, ajo ra nga një lartësi prej 76 metrash në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi.

Aksidenti ndodhi më 20 prill në zonën Banyuwangi, me gruan e re e cila së bashku me burrin e saj po ngjiteshin në shpatin e një mali me një udhërrëfyes për të parë lindjen e diellit nga skaji i vullkanit.

Teksa 31-vjeçarja ka pozuar për fotot, në një moment ajo është rrëzuar.

Vajza përfundoi duke rënë mbrapsht në krater, e gjithë skena para syve burrit të saj të tmerruar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një foto e publikuar pas rënies së saj tregon gruan duke pozuar në buzë të vullkanit me njërën këmbë të ngritur dhe retë e avullit që ngrihen pas saj. U deshën më shumë se dy orë që shpëtimtarët të merrnin trupin e saj.

Sipas raporteve të cituara nga Daily Mail, trupi i saj do të dërgohet në Bali përpara se të dërgohet në Kinë.
Kompleksi i vullkanit Ijen ndodhet në provincën indoneziane Java Timor. Kompleksi është i njohur për zjarrin e tij blu, i cili krijohet nga dioksidi i squfurit që del nga krateri. Janë të shumtë turistët që zgjedhin kraterin për të bërë foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts