Terziç: Kërkojmë historinë kundër Realit si në 1997, asokohe isha në shesh

terzic kerkojme historine kunder realit si ne 1997 asokohe isha ne shesh































Na ndajnë edhe pak ditë nga finale e Champions-it, aty ku Borusia Dortmund dhe Real Madrid do të “përplasin brirët” më mitikun “Uembli”, e ku do përcaktohet se ku do të shkojë trofeu “veshgjatë”. Në prag të këtij ballafaqimi shumë të rëndësishëm në kampin e verdhezinjve, të cilët në historinë e tyre kanë shkuar vetëm 2 herë në etapat pararendëse, ndërsa mburren vetëm me suksesin në vitin 1997 kundër Juventusit, e përkthyer me shifrat 3-1, ka folur edhe trajneri Terziç.

TERZIC

TRAJNERI GJERMAN – “Më kujtohet qartësisht finalja e vitit 1997 kur Dortmundi sfidoi Juventusin e lojtarëve me peshë jo vetëm në futbollin italian, por edhe më gjerë. I paharrueshëm ishte goli i Lars Riken. Isha në sheshin e qytetit të Dortmundit dhe të gjithë filluam të festonim. Ditën tjetër i pritem lojtarët në aeroport si heronj.

Jeta është shumë e çuditshme, njëkohësisht gati e pabesueshme. Pas 27 vitesh unë drejtoj skuadrën verdhezi në finale, kësaj radhe kundër Realit. Nëse më pyesni se sa shanse kemi kundër tyre, do thoja se ata janë më të favorizuar, pasi kanë eksperiencë ndjeshëm më të madhe, por ne kemi qenë surpriza e vërtetë e këtij edicioni dhe duam t’i shkojmë deri në fund.

E kuptueshme se do të jetë e vështirë, por ekipi ka treguar se mund t’ia dalë, pavarësisht rivalit. Çdo gjë është e mundur dhe ne do të bëjmë gjithçka që trofeu të shkojë në Dortmund”, përfundoi Edin Terziç.

Takimi kundër Realit do të jetë i fundit për kapitenin legjendar Marko Rojs, i cili ka shansin e madh ta mbyll aventurën në “Signal Iduna Park”, duke varur në qafë medaljen e fituesit në kompeticionit më elitar në rang klubesh, Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →