Bota

“T’i japim fund luftës”, Hamasi propozon planin me faza për dhënien fund të sulmeve, ja çfarë përfshihet

ti japim fund luftes hamasi propozon planin me faza per dhenien fund te sulmeve ja cfare perfshihet
ti japim fund luftes hamasi propozon planin me faza per dhenien fund te sulmeve ja cfare perfshihet

Hamasi ka propozuar një plan armëpushimi që do të qetësonte situatën në Gaza për katër muaj e gjysmë, gjë që më vonë do të çonte në përfundimin e luftës.

Sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters, propozimi i Hamasit parashikon tre faza që zgjasin 45 ditë secila.

Propozimi përfshin shkëmbim të pengjeve izraelitë që u morën peng më 7 tetor për të burgosur palestinezë.

Më tej do të niste rindërtimi i Gazës dhe , forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht.

Sipas propozimit të Hamasit, të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët, do të liroheshin gjatë fazës së parë 45-ditore në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

Pengjet e mbetur meshkuj do të lirohen gjatë fazës së dytë.

Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi do të priste që palët të kishin arritur marrëveshje për përfundimin e luftës.

Hamasi u shpreh se armëpushimi do të rriste fluksin e ushqimit dhe ndihmave të tjera për civilët e dëshpëruar të Gazës, të cilët po përballen me urinë dhe mungesa të rënda të furnizimeve bazë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts