Sport

Tifozët në mbështetje të kombëtares, nuk mungojnë në Suedi, biletat e shitura për në “Friends Arena”

tifozet ne mbeshtetje te kombetares nuk mungojne ne suedi biletat e shitura per ne friends arena
tifozet ne mbeshtetje te kombetares nuk mungojne ne suedi biletat e shitura per ne friends arena

Pasi dështoi në miqësoren e parë ndaj Kilit, Shqipëria zbret në fushë të hënën në mbrëmje në orën 19.00 ndaj Suedisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dëshiron të marrë përgjigjen e duhur nga disa lojtarë, ndërsa pret një lojë të mirë nga skuadra.

Në “Friends Arena” nuk do mungojë mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të shikojnë sfidën direkt nga Stokholmi. Sipas shtypit suedez, deri më tani janë shitur rreth 18 mijë bileta.

Kjo ndeshje është cilësuar si mjaft e rëndësishme nga të dyja skuadrat, edhe pse bëhet fjalë thjeshtë për një test miqësor. Favorit në letër për këtë përballje janë të besuarit e Jon Dahl Tomasson, por skuadra e Sylvinhos ka treguar shpeshherë se  mund të dalë përtej parashikimeve.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts