Sport

Tirana i falet golit të Abazaj, komplikohet në maksimum mbijetesa e Kukësit

tirana i falet golit te abazaj komplikohet ne maksimum mbijetesa e kukesit
tirana i falet golit te abazaj komplikohet ne maksimum mbijetesa e kukesit

Tirana mundi Kukësin 1-0 në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për elitën. Tentativa e parë serioze e takimit erdhi në minutën e 10-të, atëherë kur Beshiraj vendosi në provë portierin Abdullahu. Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Në minutën e 17-të, verilindorët shpëtuan nga pësimi i një goli, teksa portieri Tafas i tha jo Patrick-ut. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua tek të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e  Abazaj, në minutën e 88-të.

Me këtë rezultat, Tirana renditet në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka Dinamo që nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Komplikohet në maksimum mbijetesa e Kukësit, skuadër që mbyll klasifikimin me 26 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts