Bota

Tmerr në Gaza/ “Ishte vetëm pesë muajshe”, Izraeli bombardon kampin e refugjatëve, viktimat nxirren nga rrënojat (Foto)

tmerr ne gaza ishte vetem pese muajshe izraeli bombardon kampin e refugjateve viktimat nxirren nga rrenojat foto
tmerr ne gaza ishte vetem pese muajshe izraeli bombardon kampin e refugjateve viktimat nxirren nga rrenojat foto

Forcat izraelite kanë sulmuar një kamp refugjatësh ku ishin strehuar palestinezët në veri të Gazës, ku strehoheshin 21 persona.

Të paktën 13 gra dhe fëmijë, përfshirë një vajzë pesë muajshe të quajtur Zeina dhe një djalë gjashtëvjeçar të quajtur Omar, u vranë.

Gjyshi i njërit prej fëmijëve të vrarë tha për Al Jazeera se ai ishte i vetmi burrë brenda shtëpisë.

“Nuk ka asnjë zonë të sigurt në të gjithë Rripin e Gazës. Asnjë centimetër i vetëm nuk është i sigurt. Izraelitët gënjejnë. Na thanë se jugu është i sigurt. Ne u detyruam të strehoheshim këtu. Jemi të gjithë civilë. Të gjithë ata që ishin brenda shtëpisë ishin gra dhe fëmijë. Nuk ka asgjë që quhet gjykatë ndërkombëtare apo e drejta ndërkombëtare humanitare. Të gjitha këto janë thjesht gënjeshtra. Të gjithë këta emra u krijuan për të mbështetur të fortët kundër të dobëtit; shtypësi kundër të shtypurit”, tha ai.

Ndërkohë në media qarkullojnë pamjet tronditëse kur viktimat hiqen nga rrënojat e banesës. Aty shihet babai i vogëlushes 5 muajshe Zeina që mban në duar trupin e së bijës. “Ju betohem që kjo është Zeina”, dëgjohet të thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts