Bota Kuriozitete

“Janë bomba të pashpërthyera”, ekspertët vënë alarmin: 11 persona humbën jetë në 2023 nga monopatinat elektrike në Britani

jane bomba te pashperthyera ekspertet vene alarmin 11 persona humben jete ne 2023 nga monopatinat elektrike ne britani
jane bomba te pashperthyera ekspertet vene alarmin 11 persona humben jete ne 2023 nga monopatinat elektrike ne britani

Shihet si një nga mjetet më të favorshme për të lëvizur në qytete të mëdha dhe të mbushura me trafik, por duket se edhe monopatinat elektrike kanë “anën e tyre të errët”.

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën si pasojë e zjarreve të shkaktuara nga monopatinat në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë që qeveria kërkon marrjen e masave mbi shitjen e këtij produkti që e kanë quajtur të rrezikshëm, aktivistët i krahasojnë me “bomba të pashpërthyera”.

Monopatinat elektrike mund të arrijnë një temperaturë të lartë në pak sekonda. Ato janë shumë të rrezikshme. Është pothuajse si të kesh një bombë të pashpërthyer në shtëpinë tënde”, tha deputetja laburiste, Yvonne Fovargue.

Deputetët dhe grupet e sigurisë po bëjnë thirrje për çertifikim nga palët e treta për të siguruar që biçikletat elektrike, skuterët dhe bateritë e tyre të miratohen nga një organ i pavarur përpara se të jenë të disponueshme për shitje.

Gjithashtu, rrezik të madh përbëjnë edhe bateritë e blera në internet.

Një hetim muajin e kaluar zbuloi se një 21-vjeçare Sofia Duarte ndërroi jetë ditën e Vitit të Ri nga shpërthimi i një prej këtyre mjeteve në korridorin e shtëpisë së saj.

Zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një paketë baterie pa markë e vendosur në një biçikletë të konvertuar.

Se biçikletat elektronike dhe skuterët janë rreziku më i madh i përhapjes së zjarrit në vend kanë paralajmëruar edhe Brigada e Zjarrfikësve të Londrës. Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 149 zjarre nga biçikletat elektronike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts