Sport

Trajneri i Skënderbeut: Kampionat i fortë, Teuta na mundi me lojë agresive

trajneri i skenderbeut kampionat i forte teuta na mundi me loje agresive
trajneri i skenderbeut kampionat i forte teuta na mundi me loje agresive

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç analizoi humbjen 1-0 ndaj Teutës.

“Kampionati është i fortë dhe është e vështirë të fitosh 3-4 ndeshje radhazi, normal që s’ke qëndrueshmëri. Kjo është një arsye. Patjetër që duhet të punojmë më mirë dhe t’i rregullojmë gjërat, por kjo ishte arsyeja mendoj unë.

“Nuk ishte një ndeshje e bukur, por ishte fizikisht e fortë. Ne ishim gati për këto luftëra. Duhet të luanim fort në ajër pasi Teuta është e fortë vetëm aty për topin e dytë. Ideja ishte që të stoponim Teutën me Ramosin dhe Ivanin. Rashica ishte 2 ditë me temperaturë dhe prandaj nuk ishte gati. Por Teuta ishte shumë agresive sot. Nëse kapnim paksa ritmin si ndaj Tiranës dhe Egnatias mund të bënim më mirë, por nuk e kemi kapur ritmin dhe nuk treguam lojë të bukur sot.

Çfarë po ndodh që s’keni shënuar gol në 3 ndeshjet e fundit?

“Mund të them që ndikon largimi i Franklin, por kanë qenë ndeshje shumë të forta. Kemi edhe disa javë deri në përfundim dhe skuadrat mendojnë të rrinë mbrapa. Plus ndaj Tiranës ishim me 10 lojtarë”.

Nuk jeni dorëzuar për “Final Four”?

“Do të luftojmë, jemi afër edhe për sipër edhe për poshtë. Do të shikojmë si do të dalim, por në këto javë do të luftojmë në maksimum” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts