Sport

U lirua nga burgu pas 22 muajsh, por Dani Alvesit i ndalohet të largohet nga Spanja/ Gjykata i ka dhënë urdhër që të…

u lirua nga burgu pas 22 muajsh por dani alvesit i ndalohet te largohet nga spanja gjykata i ka dhene urdher qe te
u lirua nga burgu pas 22 muajsh por dani alvesit i ndalohet te largohet nga spanja gjykata i ka dhene urdher qe te

I shoqëruar nga avokatja e tij, Ines Guardiola dhe nga policia, ish-futbollisti brazilian Dani Alves u largua nga burgu “Brians 2” në Barcelonë, ku kishte qëndruar i paraburgosur për 22 muajt e fundit, për përdhunimi i një vajze 23-vjeçare natën mes 30 dhe 31 janarit 2022, në klubin e natës “Sutton” në qytetin katalanas.

Një sulm seksual për të cilin u dënua në shkallë të parë muajin e kaluar, me 4.5 vjet burg dhe pagesën e 150 mijë eurove si dëmshpërblim për viktimën. Alvesh nuk bëri asnjë deklaratë. Gjykata e Barcelonës kishte konfirmuar se pala mbrojtëse e futbollistit brazilian kishte paguar garancinë prej 1 milion eurosh dhe i kishte dorëzuar dy pasaportat e tij, braziliane dhe spanjolle, siç e kërkonin masat paraprake për lirimin e tij.

Megjithatë, braziliani nuk do të lejohet të largohet nga territori spanjoll, madje duhet të shkojë në gjykatë çdo të premte dhe të firmosë, për detyrim paraqitje. Madje gjykata i ka dhënë urdhër që gjithmonë të qëndroj 1 km larg viktimës, në çfarë do lloj situate.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts