Shqiperia

U ngjit nga dritarja dhe…Ky është momenti kur gardistit i vjedhin armën në banesë

u ngjit nga dritarja dheky eshte momenti kur gardistit i vjedhin armen ne banese
u ngjit nga dritarja dheky eshte momenti kur gardistit i vjedhin armen ne banese

Këto janë pamjet kur një person i paidentifikuar futet në banesën e një punonjësi të gardës dhe dyshohet se i ka vjedhur këtij të fundit armën e shërbimit. Punonjësi i Gardës sapo ka konstatuar se në banesë i mungonte arma e shërbimit ka bërë menjëherë kallëzim në komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve’ thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

[embedded content]

Siç duket edhe nga pamjet një person me kapuç ngjitet në dritaren e banesës së gardistit dhe futet brenda saj, ku ka vjedhur edhe armën.

Policia ka sekuestruar edhe kamera të tjera sigurie që mund të bëjnë të mundur identifikimin e personit që ka kryer vjedhjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts