Sport

VIDEO/ Atalanta feston ndaj Udineses, pikë të plota për Gjimshitin me shokë

video atalanta feston ndaj udineses pike te plota per gjimshitin me shoke

Atalanta mori një triumf të rëndësishëm në kampionat, teksa mundi Udinesen me shifrat 2-0. Të besuarit e Gasperinit vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar dy gola. Fillimisht, një asist perfekt i De Ketteleare në minutën e 30-të, u shfrytëzua në maksimum nga Miranchuk, i cili nga fare pranë portës, nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin. Gianluca Scamacca shënoi golin e dytë, pak më vonë.

Në pjesën e dytë, për vendasit mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë në shtëpi 3 pikë të arta. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti,  me mbrojtësin shqiptar bëri një paraqitje të mirë.

Për Atalantën ky është suksesi i dytë radhazi, me këtë rezultat Gjimshiti me shokë shkojnë në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Udine vazhdon të konfirmojë sezonin negativ, pasi renditet në vendin e 16-të me 18 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts