Sport

VIDEO/ Përmbysje e madhe e Napolit, Verona bie vetëm në fund

video permbysje e madhe e napolit verona bie vetem ne fund
video permbysje e madhe e napolit verona bie vetem ne fund

Napoli vuan por në fund del me pikët e plota nga ndeshja me Veronën. Kampionët e Italisë fituan 2-1, në një sfidë që rezultoi mjaft komplekse.

Madje, të parët kaluan në avantazh veronezët me Coppola-n, në minutën e 72-të. Skuadra e Mazzarrit vendosi ekuilibrat e përkohshëm me Ngonge, përpara se gjeorgjiani Kvara të fuste në kasafortë 3 pikët.

Napoli i vendit të shtatë, në ndeshjen tjetër do të përballet në transfertë me Milanin. Verona e vendit të 18-të do të luajë jashtë ndaj Monzës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts