Sport

VIDEO/ Tjetër paraqitje për duartrokitje, Stuttgart e ka seriozisht, konsolidon pozitat në zonën Champions

video tjeter paraqitje per duartrokitje stuttgart e ka seriozisht konsolidon pozitat ne zonen champions
video tjeter paraqitje per duartrokitje stuttgart e ka seriozisht konsolidon pozitat ne zonen champions

Stuttgart duket se e ka seriozisht për këtë sezon, të paktën sa i takon objektivit Champions League. Të besuarit e trajnerit Sebastian Hoeness mori fitoren e 18-të në këtë kampionat, duke shkuar në kuotën e 56 pikëve në vendin e 3-të, 7 pikë më shumë se vendi i katërt.

Një triumf 0-3 sonte në fushën e Hoffenheim është tregues i qartë i këtij edicioni për ta. Millot dhe Guirassy vendosen ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, mysafirët nga Stuttgarti realizuan të 3-tin me Leëiling.

Në këtë sezon, Stuttgart ka shënuar 60 gola, vetëm Leverkusen dhe Bayern kanë bërë më mirë në sulm, ndërsa të njëjtin numër golash numëron Leipzig. Sa i takon prapavijës, ekipi ka pësuar 31 gola, po aq sa Bayern.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts