Shqiperia

Vidhte banesa, furra buke dhe lokale, arrestohet ‘skifteri’ 32-vjeçar në Kamëz

vidhte banesa furra buke dhe lokale arrestohet skifteri 32 vjecar ne kamez
vidhte banesa furra buke dhe lokale arrestohet skifteri 32 vjecar ne kamez

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija e natës”.

U kap në flagrancë, duke vjedhur në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija e natës”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. V., 32 vjeç, banues në Laknas.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal, në rrugën “Demokracia”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts