Sport

Vojvoda i bindur: E merituam fitoren ndaj Juventusit, nuk gabuam asnjëherë

vojvoda i bindur e merituam fitoren ndaj juventusit nuk gabuam asnjehere
vojvoda i bindur e merituam fitoren ndaj juventusit nuk gabuam asnjehere

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda u shpreh se skuadra e meritoi fitoren në derbi ndaj Juventusit.

“Nëse Lazaro do ta shënonte atë rastin në fundin e ndeshjes, atëherë do të kishim marrë tre pikë të merituara. Më vjen keq që nuk shënuam gol, ishte i vetmi detaj që na mungoi. E kishim përgatitur ndeshje në mënyrën e duhur, tani të vazhdojmë të punojmë për të mbledhur më shumë pikë. Megjithatë, më vjen inat sepse i meritonim tre pikët, nuk gabuam asgjë në fushë. Ata patën vetëm një rast me Vlahovic dhe gjithë të tjerat i bëmë ne”, – Tha ai pas barazimit 0-0.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts