Shqiperia

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Dogjani: Krimi ka marrë përmasa të frikshme, policia, në ditët më të këqija të saj

vrasja e gentjan bejtjas dogjani krimi ka marre permasa te frikshme policia ne ditet me te keqija te saj
vrasja e gentjan bejtjas dogjani krimi ka marre permasa te frikshme policia ne ditet me te keqija te saj

Deputeti demokrat Asllan Dogjani përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se krimi ka marrë përmasa të frikshme, ndërsa shtoi se policia është në ditët më të këqija të saj.

Ai u shpreh se Gentjan Bejtja, i cili u vra dje kërkohej prej dy vitesh nga policia, e cila nuk mundi ta gjente para kundërshtarëve të tij të botës së krimit.

Reagimi i plotë:

Krimi ka marr përmasa të frikshme, ndërkohë policia nuk di çfarë bënë.. për mua është në ditët më të këqinja të saj!!
Dy vjet që po e kërkonte policia Gentjan Bejtja-n po nuk kishte mundur ta gjente, ndërkohë krimi e kishte gjetur dy tre herë, për më tepër i kishte bërë atentat , i vranë kunatin e i plagosën dy fëmijët e mitur.
Krimi përsëri ishte përpara policisë dhe po e priste Gentjanin në shtëpinë e tij në Larushkë, i cili sapo hyri u vra me armë zjarri, kallashnikovë.
E njeta skemë autorët pas vrasjes djegin makinën bashkë me armët e përdorura në vrasje dhe largohen në drejtim të paditur në pritje të ndonjë gjahu tjetër,
por këtë herë të paktën policia nuk do ta kërkoj më Gentjanin sepse e gjeti krimi dhe e vrau në shtëpinë e tij.
Do të doja mendimin tuaj: Pse krimi ka marr përmasa të frikshme dhe nuk ka frikë nga shteti? Pse krimi guxon vret në mes të ditës, lëviz i armatosur, kërcënon prokurorinë e spakut?
Sa të sigurt janë sot familjet shqiptare përball krimit dhe banditëve dhe si dilet nga kjo gjendje pasigurie?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts