Shqiperia

Skandali/ Drejtorët e Ballukut gllabërojnë tenderat, skema si i dha Evis Berberi kompanisë së vet 2 mln euro, zv/kryeministrja e mbrojti në Kuvend

skandali drejtoret e ballukut gllaberojne tenderat skema si i dha evis berberi kompanise se vet 2 mln euro zv kryeministrja e mbrojti ne kuvend
skandali drejtoret e ballukut gllaberojne tenderat skema si i dha evis berberi kompanise se vet 2 mln euro zv kryeministrja e mbrojti ne kuvend

Emisioni Vetting News24

Por kush e supervizon projektin e Tunelit të Llogarasë? Në dhjetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro. Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”. Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill International N.V” dhe “Net-Grup”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.

[embedded content]

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku në parlament do të shprehej: “Dua të falënderoj të gjithë supervizoret, kompaninë Hill e cila punon këtu prej kohësh dhe siç e kemi thënë, këtu kemi skuadrat e kompanive turke, skuadrat e kompanive shqiptare dhe supervizionin grek të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer . duket si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet Long Range, pra këto 6 km dhe ndërkohë dua të falënderoj të gjithë ekipet e ARSH-së që kanë qenë gjithë kohën këtu në mbështetje dhe kanë mbikëqyrur punimet për të arritur në këtë moment”.

Në deklaratën e saj, në fund të janarit të vitit të kaluar, zv/kryeministrja Belinda Balluku, duke përmendur “Hill International” për supervizimin, do të anashkalonte kompaninë “Net-Grup” sh.p.k, e cila është në pronësi të Valter Begaj, ish-ortak i ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, në kompaninë “DAAM”. Natën e 13 marsit 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bastisnin banesat e Evis Berberit dhe Valter Begajt, duke i arrestuar të dy nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

Ky i fundit, biznesmen dhe ortak me Berberin, është personi kyç që është nën akuzë nga SPAK, pasi ka pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga ish-kreu i ARRSH-së. Njohjet mes Begajt dhe Berberit janë të hershme, ato datojnë përpara se ish drejtori i ARRSH-së të ngjiste shkallët në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Me emërimin në krye të ARRSH-së, Berberi do ti shiste aksionet e kompanisë “DAAM” te Valter Begaj, për 1.7 milionë euro, ndërsa vet i kishte blerë për 800 euro. Por, Begaj ishte pronar edhe i kompanisë NET-GRUP (ish “B-VAAL ENXHENIERING”), e cila rezulton dhe kompania që ka fituar tendera në mënyrë të paligjshme nga Berberi.

Këto të ardhura transferoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve. Kompania ‘Net-grup’ në këtë periudhë ka marrë një numër të lartë tenderash, ndërsa SPAK ka listuar vetëm 3 tendera me vlerë rreth 1 milion euro. Nga informacionet zyrtare bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 milionë lekë dhe rreth 400 milionë lekë, të cilat koincidojnë edhe me tenderin për mbikëqyrjen e Tunelit të Llogarasë. Pasi fitoi këto tendera, “NET-GRUP”, përmes transaksioneve, i kalonte të ardhurat tek kompania ‘DAAM’ shpk, që Evis Berberi e zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime përllogariteshin në vlerën 223 milionë lekë ose gati 2.2 milion euro.

Nga burime konfidenciale, “Vetting” mëson se SPAK ka zgjeruar hetimet, duke vendosur në lupën e investigimit edhe tenderin për supervizimin e punimeve të Tunelit të Llogarasë, që është fituar nga Valter Begaj, miku i Evis Berberit, ish krahu i djathtë i Ballukut. KLSH bën të ditur se “zv/kryeministrja Balluku shtoi me 50 milionë euro fondet për Ministrinë e vet duke shkelur ligjin”.

Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Financave do të zbulonte shkelje të shumta nga Ministria, shkelje të cilat janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. Konkretisht më datat 1 dhe 29 dhjetor 2022, me anë të dy akteve normative nr.17 dhe 19, në mënyrë të paprecedentë, në cilësinë e zv/kryeministres, Belinda Balluku do të miratonte ndryshimet në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro te portofoli i ministrisë që drejtonte vet. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit është konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave, por që përgjegjësitë në këtë rast bien edhe mbi zv/kryeministren Balluku.

Aq më tepër, kur këto 50 milionë euro janë transferuar te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për projekte si Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë, të dyja projekte të kompanisë “Gjoka Konstruksion”. Por çfarë thotë Kushtetuta për aktet normative? Sipas neni 101 të Kushtetutës së Shqipërisë “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme.”

Pra, aktet normative përfshijnë nevoje emergjence si pandemia, kriza energjetike apo fatkeqësitë natyrore. Në prill 2022, Shqipëria hoqi zyrtarisht masat anti-covid, ndërkohë që shtesat te portofoli i Ministrisë së Infrastrukturës për projektet e rrugëve ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si po përdoret akti normativ.
Disa nga projektet që janë prekur dhe favorizuar nga këto ndryshime lidhen me kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me rastin e tunelit të Llogarasë.

Nga audituesit janë konstatuar të paktën 20 raste me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë të regjistrimit dhe pagesave pjesore të faturave, të cilat janë më të vogla se sa vlera e deklaruar. Sipas KLSH-së, kjo metodë pagesash paraqet vështirësi në identifikimin e vlerës reale të kërkuar dhe këto përbëjnë veprime, të cilat nuk japin siguri për vlerën reale të shpenzimeve apo investimeve të raportuara.

Sipas KLSH: “Këto praktika nuk janë në përputhje me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku njohja e shpenzimit bëhet në çastin e konstatimit dhe pagesa e tij bëhet brenda 30 ditëve.”

Në raport zbulohet se një nga pagesat që është bërë në mënyrë pjesore në kundërshtim me ligjin lidhet me transfertat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, kompania turke “INTEKAR – ASL” ka marrë 15.7 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts