Vrau kolegun e punës në Malishevë, autori dënohet 19 vite burg

vrau kolegun e punes ne malisheve autori denohet 19 vite burg
vrau kolegun e punes ne malisheve autori denohet 19 vite burg

MALISHEVË – Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 19 vjet burgim Isuf Zogajn, për vrasjen e kolegut të tij në Malishevë më 20 shtator të vitit të kaluar. Zogaj është shpallur fajtor për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se i pandehuri e ka pranuar fajësinë, me këtë rast gjykata e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë vjet, raportojnë mediat e Kosovës.

“I pandehuri I.Z., akuzohet se “Me datë 20 shtator 2023, rreth orës 07:15 minuta, në fshatin Bellanicë, Komuna e Malishevës, në parkingun e marketit “M…”, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës, me të arritur në vendin e cekur më lart, tani i ndjeri me veturën Fiat, ngjyrë e bardhë, i cili ishte duke shkuar në punë, ndërsa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E.”, thuhet në njoftim.

“Me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A.B., i pandehuri ngrihet nga tavolina, del jashtë dhe afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armën e llojit SIG SAUER- P320, ka shtënë pesë herë në kokë të tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy here prapë në drejtim të trupit të tij, përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarjes dhe shkon në polici”, thuhet në raport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →