Kremlini nuk pranoi të komentojë mbi një sulm me çekiç ndaj ndihmësit të Alexei Navalny, Leonid Volkov, në Lituani. Volkov u sulmua pranë shtëpisë së tij në Vilnius, duke i shkaktuar hematoma të shumta.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se sulmi ishte qartësisht i para planifikuar dhe tha se askush nuk kishte frikë nga presidenti Vladimir Putin në vendin e tij. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e kreut të shtetit lituanez, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putinit nuk do që t’i kenë frikë, por të respektohet dhe të dëgjohet.
“Ne po flasim për një incident që ka ndodhur në Lituani, Putini nuk ka nevojë që t’i kenë frikë. Duhet të respektohet dhe dëgjohet. Ne nuk mund të komentojmë se çfarë po ndodh me njerëzit në Lituani. Ndoshta duhet të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Brendshme të Lituanisë ose policinë”, tha Peskov.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co