“𝑆ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑣𝑒𝑟𝑎𝑣𝑒𝑡, 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑒 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑠 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑜ℎ𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 𝑧𝑗𝑎𝑟𝑟𝑖𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑒 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑒̈ 𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑔𝑎𝑡, 𝑚𝑔𝑗𝑖𝑙𝑙𝑐𝑎𝑡, 𝑙𝑙𝑢𝑛𝑔𝑗𝑎𝑡, 𝑟𝑟𝑜𝑙𝑙𝑐𝑎𝑡 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑠ℎ𝑡𝑎𝑧𝑒̈𝑡 𝑑𝑒̈𝑚𝑡𝑢𝑒𝑠𝑒: 𝑔𝑗𝑎𝑟𝑝𝑟𝑖𝑛 𝑚𝑜𝑠 𝑡’𝑖 𝑛𝑥𝑎𝑗𝑒̈, 𝑙𝑒𝑝𝑢𝑟𝑖𝑛 𝑚𝑜𝑠 𝑡’𝑢 ℎ𝑎𝑗𝑒̈ 𝑙𝑜𝑘𝑛𝑎𝑡 𝑒 𝑏𝑎𝑡ℎ𝑒̈𝑛, 𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑒𝑚𝑒̈𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑒𝑚𝑒̈𝑛 𝑒 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑏𝑎𝑡 𝑒 𝑡𝑜𝑘𝑒̈𝑠 𝑚𝑜𝑠 𝑡’𝑢 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑛𝑒̈ 𝑑𝑎𝑚 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑎𝑟𝑎.
𝑇𝑟𝑖 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑣𝑒𝑟𝑎𝑣𝑒𝑡 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑚𝑠ℎ𝑒𝑓𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑠ℎ𝑎𝑡, 𝑠𝑖𝑡𝑎𝑡, 𝑓𝑢𝑟𝑘𝑎𝑡 𝑒 𝑚𝑒 𝑐̧𝑎𝑟𝑡𝑒̈ 𝑘𝑟𝑜𝑗𝑒𝑡, 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠 𝑚𝑒 𝑖 𝑝𝑎𝑚𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑠𝑒𝑛𝑑𝑒 𝑎𝑠𝑛𝑗𝑒̈ 𝑟𝑜𝑏 𝑖 𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖𝑠𝑒̈, 𝑝𝑠𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑒𝑗 𝑛𝑢𝑙 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑒𝑡 𝑔𝑗𝑎.
𝐾𝑒̈𝑡𝑜 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑣𝑒𝑟𝑎𝑣𝑒𝑡 𝑏𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑚𝑜𝑛𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑠𝑖𝑡. 𝑀𝑏𝑎𝑠 𝑑𝑎𝑟𝑘𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖𝑠𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 𝑧𝑗𝑎𝑟𝑚𝑖𝑡. 𝐼 𝑧𝑜𝑡𝑖 𝑖 𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖𝑠𝑒̈ 𝑚𝑒𝑟𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑖 𝑙𝑒𝑠ℎ𝑖, 𝑒 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑟𝑔𝑢𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑦𝑗𝑒 𝑒 𝑡ℎ𝑜𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑓𝑗𝑎𝑙𝑒̈: 𝐿𝑖𝑑ℎ𝑒 𝑍𝑜𝑡 𝑛𝑎𝑡𝑎 𝑒 𝑚𝑜𝑗𝑡 𝑒 𝑑𝑖𝑡𝑎 𝑒 𝑣𝑒𝑟𝑎𝑣𝑒 ! 𝑈𝑛𝑒̈ 𝑝𝑎𝑘 𝑒 𝑍𝑜𝑡𝑖 𝑠ℎ𝑢𝑚! 𝑃𝑜 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑖𝑚 𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑛𝑔𝑎𝑡. 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑟𝑖𝑡 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠𝑒𝑐𝑖𝑙𝑖𝑛 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑟𝑡 𝑑𝑎𝑚𝑡𝑢𝑒𝑠, 𝑠𝑒̈𝑚𝑢𝑛𝑑𝑗𝑒, 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑏𝑎 𝑒 𝑘𝑜𝑑𝑟𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑜𝑛 𝑚𝑒 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑒̈”
Kështu na e sjell festimin e Ditës së Verës etnologu i mirënjohur Bernardin Palaj, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të malësisë së Veriut. At Bernandin Palaj e ka përshkuar këtë festë pagane në veprën e tij për mitologjinë, zakonet dhe doket shqiptare, të cilat i boton te “Hylli i Dritës” në periudhën 1940 – 1944
Bernardin Palaj lindi në Shkodër, 2 tetor 1894 dhe vdiq në 2 dhjetor 1946. Ai ka qenë frat françeskan, mbledhës folklori dhe poet shqiptar. Shquhet së bashku me P. Donat Kurtin për mbledhjen e folklorit, i cilësuar nga albanologia ruse Agni Desnikcaja “njohësi më i mirë i Alpeve”. U arrestua nga komunistet pas një takimi të Kishës Franceskane me E. Hoxhën. Vdiq nga torturat ne burg. Trupi nuk iu dha familjarëve. Mbetet i pagjetur. U pranua si shenjtor i Kishës Katolike më 5 nëntor 2016.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co