HISTORI EUROPIANESH / Itali 1968, Shqipëria ishte surpriza duke i bërë gjëmën Gjermanisë së “Mbretit” Myler

histori europianesh itali 1968 shqiperia ishte surpriza duke i bere gjemen gjermanise se mbretit myler

































Nëse ka një disfatë që Gjermania e mban mend ende sot e kësaj dite, ajo është barazimi në shifrat 0-0 në Tiranë përballë përfaqësueses së Shqipërisë më datë 17 dhjetor e vitit 1967.

1967-Panoo-550x375

Si një nga 31 kombëtaret e regjistruara në eliminatoret e Evropianit 1968, kuqezinjtë ishin pjesë e Grupit 4, i vetmi me 3 skuadra, përkrah Jugosllavisë dhe Gjermanisë Perëndimore, e cila kishte nisur të shijonte “Mbretin” e saj të golit, Gerd Mylerin. Ashtu siç parashikohej, skuadra jonë e drejtuar nga dyshja Loro Boriçi-Zyber Konçi nuk do të kishte shumë pretendime përballë këtyre dy emrave të mëdhenj, por në fund rezultoi që edhe pse vetëm me një pikë të marrë, ajo shkroi një kapitull të errët të historisë së futbollit gjerman.

Në tri ndeshjet e para të luajtura Shqipëria pësoi plot 12 gola, ku e paharrueshme ishte parada e golave në Dortmund. Më 8 prill 1967, Panajot Pano me shokë dalin me kokën ulur nga stadiumi, sepse pësojnë 6 gola, nga të cilët katër mbanin vulën e Mylerit. Gjithsesi, ky takim duket se nuk u harrua lehtë nga përfaqësuesja jonë, e cila e mirëpret Gjermaninë Perëndimore në Tiranë, në ndeshjen e fundit të eliminatoreve.

Miqtë, të bindur në avancimin e tyre në fazën e mëtejshme të Evropianit, përplasen me një mur të pakalueshëm të ndërtuar nga Loro Boriçi dhe Zyber Konçi. 90 minutat e luajtura në kryeqytet përfundojnë 0-0, edhe pse pika as që i bënte punë Shqipërisë, dhe ky barazim bën ende sot e kësaj dite një jehonë të madhe në Gjermani, mbi të gjitha në ato raste ku me ta kemi ndarë eliminatoret e Evropianit UEFA apo Botërorit FIFA.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →