Sport

Bejzade nuk fsheh lumturinë: Fitore që na ndihmon shumë, Erzeni ka kualitet të mposhtë çdo rival

bejzade nuk fsheh lumturine fitore qe na ndihmon shume erzeni ka kualitet te mposhte cdo rival
bejzade nuk fsheh lumturine fitore qe na ndihmon shume erzeni ka kualitet te mposhte cdo rival

Skerdi Bejzade, numri një i stolit të Erzenit dha mendimin e tij pas fitores 2-1 ndaj Vllaznisë në Kupë.

“Në fakt jemi të kënaqur për rezultatin aq më shumë për fitoren e parë që djemt arritën me mund dhe djersë. Kjo do na ndihmojë më shumë për në Kukës, pasi jemi më të fokusuar në kampionat se në Kupë, por do të luajmë pse jo, të kalojmë një fazë më shumë. Ne mundohemi me ato lojtarë që kemi, me atë lloji kualiteti që të formojmë stilin e lojës. Duhet të jemi më të fokusuar pasi bëjmë shumë gabime individuale, jo vetëm tani, por edhe para se të vija unë pësonin humbje për gabime individuale.

Ne po mundohemi që t’iu japim minuta edhe lojtarëve që japin maksimumin në stërvitje. Duhet të fokusohemi çdo ndeshje, pasi çdo ndeshje është finale për ne”

“Kacbufi në sulm në momentin e golit? I kemi thënë lojtarëve që të shkojnë përpara dhe të lëvizin me topin. Këto gjëra i dinë lojtarët, nuk ka asgjë të keqe. Çdo lojtar mundohet të futet dhe të japë maksimumin. Duhet të jemi pak të kujdesshëm për ndërrimet dhe zëvendësimet që bëjmë. Rasti i golit të barazimit ishe gabim nga lojtari i jonë.

“Ne fokusimin e kemi në kampionat. Gara vjen duke u vështirësuar, kemi kualitetit të mposhtim çdo kundërshtar. Me ekipe të forta luajmë mirë, ndërsa me skuadra që janë pak më poshtë ne stonojmë” – Tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts