Lifestyle

Brad Pitt dhe Angelina Jolie krijojnë përçarje edhe mes fëmijëve të tyre

brad pitt dhe angelina jolie krijojne percarje edhe mes femijeve te tyre
brad pitt dhe angelina jolie krijojne percarje edhe mes femijeve te tyre

SHBA

Fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë marrë anën e tyre mes betejës së zvarritur të divorcit, e cila është bërë e ashpër që kur Jolie akuzoi Pitt për abuzim fizik dhe verbal.

Sipas zhvillimeve të fundit në historinë e tyre, gjashtë fëmijët e ish-çiftit, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, ndajnë mendime të ndryshme teksa lufta e prindërve të tyre po bëhet në gjykatë.

Një burim i afërt me situatën tha për Life & Style se Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe Viv kanë mbajtur anën e Jolie ndërsa Shiloh dhe Knox mbajnë anën e babait të tyre.
Divorci famëkeq i një prej çifteve më të dashur të Hollivudit ka krijuar një përçarje edhe mes fëmijëve.

“Vëllezërit dhe motrat po hyjnë në debate për prindërit e tyre,” tha burimi i brendshëm. “Ndërsa Maddox, Pax, Zahara dhe Vivienne janë të gjithë në anën e Angie, Shiloh dhe Knox vazhdojnë të flasin me babain e tyre. Fëmijët e tjerë nuk e kuptojnë lidhjen e tyre me Brad. Ata po përpiqen t’i bindin ata të ndryshojnë anën, dhe kjo po shkakton shumë tension.”

Brad pranon se ka bërë gabime, thotë burimi i brendshëm, “por Angelina ka qenë e pamëshirshme për ta bërë atë të vuajë për atë që ka bërë”.

Duke ndarë njohuri për lidhjen e ngushtë të Shiloh dhe Knox me babanë e tyre, burimi zbuloi se të dy e shohin Pitt shpesh, përpara se të shtonte se edhe Vivienne ishte e afërt me aktorin e Hollivudit, por “ajo është distancuar – puna me Angelina në shfaqje luajti një rol të madh në këtë.”

Sa i përket Pitt-it, ai është i lumtur që i ka fëmijët në krah.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts