Sport

Pasuesi i Piolit, zbulohet trajneri favorit për t’u ulur në stolin e Milanit

pasuesi i piolit zbulohet trajneri favorit per tu ulur ne stolin e milanit

Në ditën kur Milani përgatitet të përballet me Juventusin në një ndeshje që mund t’u japë kuqezinjve një diferencë të konsiderueshme ndaj bardhezinjve për vendin e dytë në renditje, kërkimi për pasardhësin e Stefano Piolit vazhdon të jetë një temë e rëndësishme në zyrat e korridoreve të këtij klubi. Trajneri Pioli, i dëshpëruar pas një fundi të vështirë të sezonit, po përgatitet t’i japë lamtumirën ekipit.

Së fundmi, emri i Julen Lopeteguit po përhapet shumë, duke fituar kështu pikë në garën për të drejtuar Milanin. Vendimi i fundit dhe përfundimtar i takon Gerry Cardinale, pasi siç nënvizoi Giorgio Furlani menjëherë pas ndeshjes së humbur ndaj Interit, numri një i RedBird ka fjalën e fundit për  zgjedhjen e trajnerit.  Drejtuesit duket se kanë identifikuar zëvendësuesin e Piolit,  me spanjollin Lopetegui që shihet si profili i duhur.

A8d1ff1ba49c653085e9bd4cb4db1da8 Scaled
A8d1ff1ba49c653085e9bd4cb4db1da8 Scaled

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts